Shqipëria zgjohet nën lëkundjet e tërmetit (FOTO)

Shqipëria zgjohet nën lëkundjet e tërmetit (FOTO)

Gjatë natës në vendin tonë janë regjistruar 6 lékundje tërmeti. Lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 4.6 të shkallës rihter dhe u ndje në disa zona si: Tiranë, Elbasan, Durrës etj.

Sipas IGJEUM rreth orës 01:25:10 është regjistruar një lëkùndje tërmeti me magnitude 4.5 ballë me thellesi 20 km në veriperendim të qytetit Cerrik.

Nga komunikimi me Sallat e Policisë dhe me shefat e Mbrojtjes Civile në Prefekturën Elbasan nuk raportohen déme apo pròbleme të ndryshme.

Ndërkohë lëkundjet e tjera ishin të lehta me magnitudë: 3.0; 2.9; 3.1; 2.6 të cilat nuk janë ndjerë por janë kapur nga matësit e tërmeteve.

Tërmetet po ndodhin në një epiqendër të re, ndërsa një vit më parë Shqipëria u gòdit nga dy térmete të fòrta, njeri në 21 shtator me force 7.4 me epiqendër Hamallaj dhe tjetri me forcë më të madhe më 26 nëntor me epiqendër në det përballë Durrësit që shkàktoi dhjetëra víktima dhe me mijëra banesa të shkàtërruara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit