Tërmeti 7.7 trondit Indonezinë, të paktën 20 viktima dhe alarm për cunami

Tërmeti 7.7 trondit Indonezinë, të paktën 20…

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi të premten, më 14 gusht, zonën detare pranë ishullit Flores në Indonezi. Lëkundjet u regjistruan në orën 21:58, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, ndërsa epiqendra u lokalizua 68 kilometra nga qyteti Ende, në provincën Nusa Tenggara Lindore. Dhjetëra ndërtesa në zonat bregdetare u shkatërruan ose pësuan dëmtime.

Bilanci i viktimave u rrit gjatë natës dhe, sipas raportimeve, të paktën 20 persona kanë humbur jetën. Zëdhënësi i agjencisë indoneziane për menaxhimin e katastrofave deklaroi se autoritetet po mbledhin të dhënat për të përcaktuar numrin përfundimtar të viktimave dhe shkallën e dëmeve. Operacionet e vlerësimit dhe kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura.

Pas tërmetit u dha alarmi për cunami dhe autoritetet u bënë thirrje banorëve të largoheshin menjëherë nga bregdeti. Komunitetet përgjatë bregut verior të Floresit dhe zonave jugore u këshilluan të zhvendoseshin të paktën dy kilometra në brendësi ose në zona kodrinore mbi 10 metra lartësi. Rreth pesë orë më vonë, alarmi për cunami u anulua nga autoritetet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit