Tërmeti/ Djali i Luljeta Bozos: Më thotë të mos frikësohem, ajo më ka kontrolluar me sondë shtëpinë

Tërmeti/ Djali i Luljeta Bozos: Më thotë…

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter u shoqërua sërish me panik tek qytetarët pak orë më parë, duke qenë se gjatë mesnatës u ndje edhe një lëkundje tjetër. Megjithatë lëkundjet nuk janë ndjerë nga të gjithë dhe të njëjtën gjë ka konfirmuar Rudina Magjistari gjatë emisionit të saj.

Në pjesën e dytë ajo kishte të ftuar producentin e Miss Shqipëria, Petri Bozo dhe pohoi se nuk e kishte ndjerë tërmetin në fillim të emisionit, kur po zhvillonte intervistën me Eli Farën. Petri po ashtu tha  se nuk e kishte ndjerë, por ai shtoi se askush nuk duhet të shqetësohet, sepse nëna e tij, Luljeta Bozo, është shprehur se këto janë pasgoditje të tërmetit të 26 nëntorit që mund të vazhdojnë për 6-12 muaj.

Me këtë rast, Rudina e pyeti Petrin se çfarë këshillash ka marrë nga e ëma se si duhet të sillemi në një situatë tërmeti.

Më ka thënë duhet të jesh gjakftohtë, të gjej vende të sigurta duke qëndruar poshtë arkitrarëve të dyerve ose ndonjë tavoline të fortë, por jo qelqi. Paniku është i tmerrshëm, duhet ruajtur gjakftohtësia”, tha Petri Bozo.

Ai tregoi se edhe përpara se të blinte një shtëpi të tij e ëma kishte bërë disa analiza, për të vendosur nëse ja vlente për të investuar apo jo në të.

Kur kam hyrë në shtëpinë që jam, para se të jepja paratë, Lulja më tha ‘prit ta shohim një herë, ta kontrollojmë me një sondë’. Edhe futi një sondë tek kolonat poshtë, i bëri provat në laborator dhe më tha ‘tani mund të futesh’”, tregoi Petri.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit