Tërmeti godet Indonezinë, raportohen mbi 40 viktima

Tërmeti godet Indonezinë, raportohen mbi 40 viktima

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin Java të Indonezisë. Dyshohet se deri tani janë regjistuar së paku 44 viktima.

“Janë dhjetëra njerëz të vrarë. Qindra, madje ndoshta mijëra shtëpi janë dëmtuar. Deri më tani 44 njerëz kanë vdekur”, tha Adam, zëdhënës i administratës lokale në qytetin Cianjur në ishullin Java.

Tërmeti kishte një magnitudë 5.6 shkallësh Righer. Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Cianjur në perëndim të ishullit Java.

Indonezia ishte goditur nga tërmeti edhe në vitin 2021. Ndërsa në vitin 2018, ky vend përveç tërmetit u godit edhe nga cunami, ku mbetën të vdekur mbi 220 persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit