Tërmeti i fortë në vend, lëkundjet ndihen në Elbasan dhe Ersekë

Tërmeti i fortë në vend, lëkundjet ndihen…

Vendi ynë është goditur nga një tërmet i fortë këtë mëngjes. Bëhet me dije se lëkundjet janë ndjerë në orën 2:43 minuta me magnitudë 4.8 shkallë të Rihterit, kurse epiqendra ishte 9 km në verilindje të Ersekës.

Tërmeti u pasua me një paslëkundje në orën 03:09 me mangitudë prej 4.8 shkallë të Rihterit.

Lëkundjet janë ndjerë në Elbasan dhe Ersekë. Gjatë natës ka pasur edhe lëkundje më të lehta, të cilat janë ndjerë  edhe  në qytete të tjera. Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit