Tërmeti i fuqishëm trondit Iranin, viktima dhe dëme materiale

Tërmeti i fuqishëm trondit Iranin, viktima dhe…

Irani është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 mëngjesin e sotëm dhe deri më tani raportohet për së paku 2 jetë të humbura dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas mediave të huaja, epiqendra e tërmetit ishte në mes të provincave Tehran dhe Mazandaran, dy prej zonave më të populluara në vend. Tërmeti i fuqishëm u pasua dhe nga disa paslëkundje, ndërkohë që mijëra njerëz lanë shtëpitë e tyre dhe dolën të frikësuar në rrugë. /Syri.net

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit