
Adiaman është një nga provincat e prekura nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Turqi. Deri sot numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 41 mijë, ndërsa ende vijojnë kërkimet për të mbijetuar edhe pse shanset janë të pakta.
Në qytetin e Adiamanit, qindra shtëpi, xhami, shkolla dhe ndërtesa qeveritare u shkatërruan dhe shumë makina mbetën mes rrënojave të ndërtesave të shembura.
Një prej tyre është edhe rasti i këtyre makinave, ku si pasojë e lëkundjeve shumë të mëdha, ndërtesa që ishte pranë vendit ku ato ishin parkuar, është shkulur nga themelet dhe ka përfunduar mbi makinat.


