
Volkan Demirel mund të drejtojë ekipin shijakas të Erzenit për kampionatin 2023/2024. Ish-portieri legjendar i Turqisë vjen pas një tragjedie të rëndë që preku vendin e tij. Demirel drejtonte skuadrën e Hatayaspor, skuadrër e cila u shkri pas tërmetit që preku Turqinë.
Gjatë ditëve të vështira post tërmetit, ish-portieri u bë viral në rrjete sociale duke kërkuar me lot në sy që ekipet e shpëtimet të vinin sa më shpejt në ndihmë për të nxjerr njerëzit nga rrënojat.
Skuadra e Erzenit ndodhet në vijën e kuqe të tabelës dhe rreyikon rënien nga kategoria. Shijakasit shkarkuan trajnerinXhevahir Kapllanin dhe pritet që trajneri i ri turk të marrë drejtimin e skuadrës. Demirel ishte i pranishëm në disa nga ndeshjet e kësaj mesjave në vendin tonë, përfshirë edhe derbin Tirana-Partizani.
Nga tërmeti i Turqisë ai humbi sulmuesin nigerian Christian Atsu bashkë me drejtorin sportiv Taner Savut. Përjetime të hidhura për për i cili kërkon të nisë një eksperiencë ndryshe në Shqipëri.