Tërmèti lëkund Greqinë, epiqendra në afërsi të Patras, magnituda ishte...

Tërmèti lëkund Greqinë, epiqendra në afërsi të…

Greqia është lëkundur sot në një pjesë të saj nga një tjetër tërmet në orët e para të mëngjesit.

Lëkundjet sizmike kanë qenë të magnitudës 4.5 ballë të shkallës Rihter, dhe kanë ndodhur në orën 04:31, në afërsi të Patras.

Sipas EMSC-së, tërmeti ka pasur një thellësi prej 23 km. Nuk dihet ende nëse ky tërmet ka shkaktuar dëme materiale.

Pak ditë më parë u shënua një tjetër tërmet në Greqi.

Më 17 gusht tërmeti ishte me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter dhe goditi ishullin e Hydrës, në Greqi.

Sipas EMSC-së, thellësia e tërmetit ishte 83 km. Lëkundjet u ndjenë edhe në zonat e tjera si: Cikladas, Kreta, Attica, Argolida dhe Laconia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit