Tërmeti lëkund Korçën, ja sa ishte magnituda

Tërmeti lëkund Korçën, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, njoftoi se lëkundja ishte me magnitudë 3.9 dhe ka pasur epiqendër Korçën.

Lëkundja është regjistruar në orën 04:23. Epiqendra ishte 10 kilometër në Jugperëndim të Vithkuqit, me një thellësi 17 kilometër.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit