Tërmeti me epiqendër në Pukë| Plasariten muret e spitalit, dëme në disa pallate

Tërmeti me epiqendër në Pukë| Plasariten muret…

Gjatë mbrëmjen e së premtes në vendin tonë u regjistrua një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e saj ka qenë 12 km nga qyteti i Pukës, ndërsa thellësia e saj ka qenë 10 km. Tërmeti është ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera në veri të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, teksa si pasojë e lëkundjeve ka pasur plasaritje në muret e spitalit të qytetit, dhe dëme në disa pallate. Njoftimi është bërë nga Bashkia e Pukës, mbrëmjen e djeshme pak pas tërmetit.

Bashkia Pukë:

Pak minuta më parë Puka ka përjetuar një lëkundje të fortë sizmike. Tërmeti që kishte epiqendrën pranë Pukës,  ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km. Bashkia Puka po ndërlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkohë që janë porositur administratorët dhe kryepleqtë e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate. Deri tani janë konstatuar dëme tek disa pallate tek lagjia e muzeut,  dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorëve ka plasaritje, ndërkohë janë të dukshme dëmtimet në oxhaqet e pallateve. Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit. Inkurajojm të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresën se nuk do kemi pas lëkundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit