Tërmeti me magnitudë 5 ballë godet Greqinë, banorët braktisin shtëpitë

Tërmeti me magnitudë 5 ballë godet Greqinë,…

Një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në Corinthiakos, i cili është ndjerë veçanërisht në Athinë.

Nuk raportohet për dëme, shkruan protothema. Banorët e Xylokastros thanë se tërmeti ishte shumë i fortë dhe ju zgjuan kujtimet e vitit 1999.

Banorët e zonave shprehen të mërzitur dhe të shqetësuar nga pasgoditjet, pasi zona e Korintit është veçanërisht e rrezikshme.

Banorët nga Galaxidi dhe Eratini e cilësojnë tërmetin si të fortë, por me kohëzgjatje të shkurtër dhe me zhurmë të fortë.

Profesori i sizmologjisë Gerasimos Papadopoulos ka shkruar në postimin e tij në Facebook:“Tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë në Gjirin e Korinthit në orën 01:02 rreth 12 km në jug të Desfinës. Ndihet fort edhe në Atikë. Zona e Korintit ka nevojë për vëmendje të veçantë.Imazhi nuk tregon epiqendrat, por vendet ku raportohet se janë ndjerë”.

Ai ka postuar edhe foton e mëposhtme të zonave ku është ndjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit