Tërmeti në Japoni, 90-vjeçarja gjendet e gjallë pas 5 ditësh nën rrënoja

Tërmeti në Japoni, 90-vjeçarja gjendet e gjallë…

Më 2 janar, një tërmet me magnitudë 7.5 ballë goditi Japoninë. Për pasojë ndërruan jetë  120 persona, janë zhdukur nën rrënoja rreth 200 të tjerë, teksa ka edhe qindra të plagosur. Ndërkohë pas 5 ditësh, është gjetur e gjallë nën rrënoja një grua rreth 90 vjeçe.

Sipas BBC, e moshuara u gjet e gjallë por vuante nga hipotermia. Në të njëjtin vend, ekipet e shpëtimit gjetën gjithashtu një grua rreth të 40-ave në një gjendje arresti kardiopulmonar, thanë raportet. Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë po përdorin helikopterë për operacionet e shpëtimit dhe dërgimin e furnizimeve në zona të izoluara, pasi disa rrugë mbeten të bllokuara.

Autoritetet në Japoni më 2 janar u bënë thirrje njerëzve në disa zona që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut se vendi mund të goditet nga tërmete të tjera të fuqishme. Dridhjet pasuese të tokës kanë goditur prefekturën e Ishikavas dhe zonave përreth një ditë pasi një tërmet i fuqishëm prej 7.5 ballësh goditi këtë zonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit