Tërmeti në Japoni, shkon në 110 numri i viktimave

Tërmeti në Japoni, shkon në 110 numri…

Deri më tani 110 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 516 kanë mbetur të plagosur si pasojë e tërmetit në Japoni. Sipas mediave të huaja ndërkohë edhe të zhdukur ka në numër të madh ku sipas informacioneve nga shërbimet e urgjencës numri shkon deri në 222 të zhdukur.

Dëmet më të mëdha i numëron prefektura Ishikawa në të cilën janë shkatërruar më shumë se 250 shtëpi ndërsa zjarret shkatërruan rreth 300 ndërtesa të tjera. Rajoni vazhdon të ketë mungesë të energjisë elektrike, ujit dhe karburantit.

Përveç dëmeve në njerëz tërmeti ka shkatërruar qindra ndërtesa. Kujtojmë se 5 ditë më parë, një tërmet 7.2 ballë goditi Japoninë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit