Tërmeti në Korçë/ Qytetari: Ishte tmerr, lëkundjet vazhdojnë akoma

Tërmeti në Korçë/ Qytetari: Ishte tmerr, lëkundjet…

Mëngjesi i sotëm rreth orës 4 ka zgjuar të tmerruar qytetarët në Korçë, Ersekë dhe Elbasan për shkak të një tërmeti të fortë. Gjatë një interviste televizive një qytetar nga një fshat i Korçës, ka treguar se pas lëkundjet vazhdojnë të ndjehen herë pas here. Ai shprehet se të gjithë qytetarët kanë të gjithë natën jashtë, pasi druhen mos ndodh e njëjta situatë si në Turqi.

Kemi nga ora 3 pa i çerek që po bie tërmet në Korçë. Edhe tani deri para 10 minutash ka pas lëkundje. Po ndezim TV dhe nuk po dëgjojmë gjë në media. Kanë qenë lëkundje të herëpashershme, dëme nuk kemi, por na bën përshtypje që mediat që nuk po informojnë.

Ishte ora 3 e natës dhe kemi gjithë natën përjashta. Pamë atë të Turqisë dhe e dinim se do të bëheshe nami. Vazhdojnë lëkundjet akoma”, u shpreh qytetari.

Ai tha se deri tani nuk ka dëme por duhet që shteti t’i ketë në vëmendje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit