
Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat 222 orë pas tërmetit apokaliptik që goditi Turqinë pak ditë më parë.
Bëhet fjalë për 42-vjeçaren, Melike Imamoglu, e cila kishte mbetur e bllokuar prej më shumë se 9 ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën e Kahramanmaras, në të cilën ishte epiqendra e tërmetit shkatërrimtar, raporton Sky News.
Më shumë se 41,000 njerëz janë konfirmuar të vdekur deri më tani në Turqi dhe Siri nga tërmeti i 6 shkurtit, i cili la pas pasoja katastrofike.
Tërmeti me magnitudë 7.8 të shkallës Righter, i pasuar nga një tjetër tërmet me fuqi 7.5 të shkallës Rihter disa orë pas goditjes së parë, u shoqërua me më shumë se 2000 pasgoditje të tjera përgjatë ditëve të fundit.
Fatkeqësisht, të dhënat zytare raportojnë për shumë persona të tjerë që kanë mbetur nën rrënoja, gjë e cila mund të rrisë bilancin tragjik të tërmetit.