Tërmeti/ Plani i rindërtimit, Veliaj propagandon se do ta bëjë Kombinatin 'Kombinat betoni'

Tërmeti/ Plani i rindërtimit, Veliaj propagandon se…

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon të bëjë propagandë. Këtë herë me planin e rindërtimit të pallateve e banesave të dëmtura në Kombinat, nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Teksa fliste mbi rindërtimet në Kombinat, dukej që Veliaj synonte shembjen e shumë pallateve, për të hapur sheshe të lira siç ka zakon të zaptojë.

Duke ditur që Kombinati është një zonë e vjetër e Tiranës dhe me ndërtesa të ulëta të ndërtuara shumë vitë më parë, duket se në sytë e Veliajt, Kombinati është një thesar të cilin do ta shfrytëzojë për parqe, ose ndërtesa të larta.

Për Veliajn, e njëjta gje është. Ku më shumë e ku më pak, ai gjithmonë do e mbushë xhepin në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Teksa prezantonte planin e rindërtimit të Kombinatit, Veliaj e shiste sikurse ka zgjidhur të gjitha hallet e shqiptarëve, ndërkohë, me tendera nga ana tjetër zhvat qytetarët.

“Ajo çfarë më ka mësuar që në fillim kryeministri ishte të mos ndërtojmë një geto, një lagje për ata të tërmetit, apo si banesat sociale, por diçka të integruar. Ndaj edhe do strehohen vetëm 1/3 e të prekurve fillimisht dhe zona do të jetë e hapur për tregun dhe për rreth 26 mijë të ardhurit çdo vit në Tiranë. Të gjithë do të shkojnë në kopshtin që kanë shkuar, në shkollën që kanë shkuar. Kombinati do bëhet Kombinart”.-tha Veliaj.

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit