Tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit, Edi Rama: Jemi ngritur më të fortë

Tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit, Edi Rama:…

Si sot e një dy vite më parë, një lëkundje e fuqishme tronditi vendin tonë duke lënë pas 51 viktima dhe shumë të plagosur. Pikërisht më 26 nëntor të vitit 2019, një tërmet tragjik prej 6.4 ballë, e shkallës rihter shënoi një ngjarje të rëndë, ku veç viktimave dhe të plagosurve, u dëmtuan dhe shembën biznese dhe banesa të banueshme. .

Ndërkohë sot, ndonëse kanë kaluar dy vite, shumë prej familjeve të prekura në 11 bashki të vendit jetojnë ende nëpër çadra, ndërsa kujtojmë që dy bashkitë që u prekën më rëndë nga tërmeti ishte Durrësi dhe Tirana. Kujtojmë se epiqendra ishte 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, teksa dëmtime të mëdha u regjistruan në Kodër-Thumanë.

Gjatë ditës së sotme, kjo ngjarje u kutjua nga Edi Rama. përmes një postimi në Facebook, kryeminsitri e cilëson 26 nëntorin si një nga fatkeqësitë më të mëdha të vendit, ndërsa thekson se pas dy vitesh, sot jemi ngritur më të fortë.

Edi Rama:

Mirëmëngjes! Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj. Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit