
Të paktën 26 persona u vranë pas një tërmeti që goditi Afganistanin perëndimor të hënën, tha një zyrtar.
Viktimat vdiqën kur çatitë e shtëpive të tyre të banimit u shembën në distriktin Qadis në provincën perëndimore të Badghis, tha për AFP guvernatori i qarkut, Mohammad Saleh Purdel.
Tërmeti ishte me magnitudë 5.3, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
“Disa persona u plagosën gjithashtu nga tërmeti i sotëm”, tha Purdel, duke shtuar se viktimat ishin gra dhe fëmijë.
Afganistani është tashmë në kontrollin e një fatkeqësie humanitare, e përkeqësuar nga pushtimi i vendit nga talibanët në gusht, kur vendet perëndimore ngrinë ndihmën ndërkombëtare dhe aksesin në asetet e mbajtura jashtë vendit.
Kadis është një nga zonat më të prekura nga një thatësirë shkatërruese, duke përfituar pak nga ndihma ndërkombëtare në 20 vitet e fundit, shkruajnë mediat e huaja.
12 vajza të reja afgane u shtypën për vdekje, teksa u përpoqën të largoheshin nga ndërtesa e shkollës së tyre që po lëkundej.