Tërmeti shkund ishullin grek, banorët alarmohen dhe braktisin banesat e tyre

Tërmeti shkund ishullin grek, banorët alarmohen dhe…

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë i shkallës rihter ka goditur Greqinë, teksa ka alarmuar banorët.

Sipas mediave greke dhe Institutit Gjeodinamik, tërmeti është regjistruar në juglindje të ishullit Karpathos.

Bëhet me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë 155 km në juglindje të Karpathos dhe me thellësi lokale 60 km.

Tërmeti nuk ka sjellë të lënduar apo dëme materiale, ndërsa banorët kanë dalë në rrugë duke braktisur banesat e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit