Tërmeti shkund Italinë e Jugut

Tërmeti shkund Italinë e Jugut

Pak orë pas mesnatës, një tërmet i fuqishëm ka tronditur Italinë. Mësohet se tërmeti me magnitudë 5.1 i Shkallës Rihter u lokalizua në një thellësi 286 km.

Sipas EMSC tërmeti u lokalizua 78 km në veri-lindje të Cozencas dhe 88 km në jug të Potenzas. Lëkundja ka qenë e fuqishme dhe shumë banorë janë larguar nga shtëpitë.

Mediat italiane nuk raportojnë për pasoja në njerëz apo dëme materiale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit