Tërmeti shkundi gjithë Shqipërinë, dëmtohen 6 banesa

Tërmeti shkundi gjithë Shqipërinë, dëmtohen 6 banesa

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm. Tërmeti që ra në Follorinë të Greqisë, është ndjerë edhe në zonën e Devollit si zonë kufitare. Ndërkohë nga të dhënat paraprake, tërmeti ka dëmtuar 6 banesa, konkretisht 2 në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht e 2 në fshatin Shuec. Banorët e këtyre fshatrave kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me problemet e shkaktuara nga tërmeti, teksa Eduart Duro, kryetari i bashkisë ka treguar për mediat se grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren. Mësohet se banesat e prekura nga lëkundjet e tërmetit janë banesa të vjetra dhe të amortizuara, të cilat kanë patur probleme edhe më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit