Terror gjatë fluturimit/ Një tufë zogjsh i vënë flakën motorit të avionit

Terror gjatë fluturimit/ Një tufë zogjsh i…

Paniku mbizotëroi në një fluturim të American Airlines nga Columbus në Phoenix, Arizona, kur një zjarr shpërtheu në aeroplanin Boeing 737. 

Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar John Glenn Columbus në Ohio të dielën rreth orës 07:43 të mëngjesit, koha lokale, por udhëtarët u kthyen në të njëjtin aeroport në orën 08:22 të mëngjesit. Pilotët e avionit u kthyen me nxitim për të parandaluar më të keqen, për shkak të zjarrit që përfshiu një nga motorët e avionit.

Ekuipazhi njoftoi pasagjerët se njëri nga motorët pësoi një problem. Pasagjerët e tmerruar panë zjarrin që dilte nga motori. 

Sipas Reuters, skenari më i mundshëm është që disa zogj u futën në turbinë menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar zjarr.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit