Terror në Korçë! Ish-burri lyen me benzinë 31-vjeçaren, i vë flakën dhe largohet

Terror në Korçë! Ish-burri lyen me benzinë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Korçë, ku një burrë ka lyer me benzinë ish-gruan dhe i ka vendosur flakën.

Bledar Trëndafili ka shkuar pranë banesës me qira që jetonte ish-gruaja e tij Melisa, dhe ka kryer aktin e rëndë.

Ndërsa mësohet se gruaja 31-vjeçare është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore nga mjekët, ndërsa policia është në kërkim të autorit pasi ai është larguar nga banesa.

Nga informacionet paraprake,mësohet se çifti janë në proces divorci.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit