Terrorizoi qytetarët në sheshin Skënderbej, Mema del para gjykatës: S’më ka dal ende pija!

Terrorizoi qytetarët në sheshin Skënderbej, Mema del…

Arben Mema, qytetari i cili tentoi të shtypë qytetarët me makinë në sheshin Skënderbej ka dalë ditën e sotme përballë gjykatës. Përballë trupit gjykues, Mema ka thënë se ende nuk i ka dalë pija e se atë që bëri në shesh nuk e kishte me të keq.

‘S’më ka dal ende pija! Se bëra me të keq, do ikja djathtas mu kthye makina majtas’– është shprehur Mema.

Prokurori ka kërkuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për Arben Memën.

Mema u fut ditën me makinë në sheshin ‘Skënderbej’ duke terrorizuar qytetarët. Ai u ndalua nga qytetarët të cilët ishin në shesh. Video nga momenti kur Mema u fut me makinë pranë tendave të vaksinimit u shpërnda menjëherë në media, si dhe bëri bujë të madhe në mediat ndërkombëtare. Mema ka qenë i arrestuar më parë dhe për tre vepra penale si tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit