Terrorizoi xhaminë, momenti kur Nikolli qëllon me thikë besimtarët dhe largohet me shpejtësi

Terrorizoi xhaminë, momenti kur Nikolli qëllon me…

Para pak ditësh një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, teksa në xhaminë “Dine Hoxha” u regjistrua një sulm me thikë. Autori i kësaj ngjarje u identifikua si 32-vjeccari, Rudolf Nikolli. Ky i fundit qëlloi me thikë 5 besimtarë të cilët po kryenin ritin e flajes brenda xhamisë. Ndërkohë Report Tv ka siguruar videon nga momenti i sulmit me xhami, ku shihet 32-vjeçari shihet teksa vrapon dhe qëllon të parin person që sheh në xhami. Dy besimtarët, të cilin ishin ulur dhe po lexonin Kuranin janë kapur në befasi duke mos reaguar në kohë ndaj sulmit me thikë. Por kur kanë kuptuar çfarë po ndodhte edhe pse të plagosur kanë nisur që të vrapojë dhe t’i shpëtojnë nga duart të riut. Ky i fundit është shprehur sot në gjyq se është përndjekur për 1 vit, ndërsa theksoi se i njeh me fytyrë të gjithë besimtarët. Pas ngjarjes autori i sulmit është arrestuar, teksa besimtarët që morën plagë janë dërguar në spital; dhe po marrin mjekimin e nevojshëm.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit