Terrorizuan qytetin teksa ecnin me ‘Audi’, qëllonin në ajër me armë. Arrestohen dy persona në Durrës

Terrorizuan qytetin teksa ecnin me ‘Audi’, qëllonin…

Dy persona janë arrestuar sot në Durrës, teksa po qëllonin me armë zjarri në ajër.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit D. M., 34 vjeç dhe K. M., 49 vjeç.

Ndërsa po lëviznin me një mjet tip “Audi” në lagjen nr.15, kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë.

Ata janë arrestuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit