Tesla ul çmimin për makinën Model Y

Tesla ul çmimin për makinën Model Y

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike Tesla, dëshiron të rrisë kërkesën për makinat e saj përsëri duke ulur çmimet.

Për të mos lejuar që kërkesa të ulet për shkak të pandeminë së koronavirusit, Tesla po ul çmimet e makinave në SHBA.

Siç është raportuar nga electrek, Tesla ka ulur çmimin e Model Y me 3000 dollarë, pra tani kjo makinë kushton 49.990 dollarë.

Për një makinë që ka dalë në treg vetëm prej disa muajsh, kjo është një ulje e jashtëzakonshme e çmimeve, sipas electrek.

Model Y ka qenë në dispozicion në SHBA që nga mesi i marsit.

Sidoqoftë, klientët u ankuan për defekte të shumta në këtë makinë.

Prodhimi i automjetit në Evropë nuk është planifikuar të fillojë deri në fillim të vitit 2021.

Kjo është hera e dytë që Tesla ka ulur çmimet. /GazetaAtdheu.com/

[ngg src=”galleries” display=”basic_slideshow”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit