‘Teza kishte pyetje jashtë programit’/ Maturantët në protestë, kërkojnë plotësimin e 3 kushteve

‘Teza kishte pyetje jashtë programit’/ Maturantët në…

Maturantët janë ngritur sot në protesta para Ministrisë së Arsimit në lidhje me provimet e Maturës Shtetërore. Disa ditë më parë, ata zhvilluan provimin e Gjuhës së Huaj, ndërsa dje atë të Gjuhës Shqipe. Ata theksojnë se ndryshe nga sa u tha, testi i Gjuhës Shqipe kishte pyetje jashtë programit dhe se ishte shumë i vështirë.

Me anë të protestave maturantët kërkojnë plotësimin e këtyre 3 kërkesave:

-Mundësi për rivlerësimin e provimit

-Uljen e katofit të vlerësimit

-Mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit

Matura e këtij viti e ka ndërprerë mësimin për një periudhë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit dhe më pas, si pasojë e pandemisë, u detyruan ta zhvillonin mësimin online.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit