Tha se hoqi dorë nga muzika, me foton e fundit këngëtarja shqiptare hedh dyshime për rikthim

Tha se hoqi dorë nga muzika, me…

Prej disa kohësh këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili ka deklaruar se ka hequr dorë nga muzika, pasi i është fokusuar punës në radio.

Mirëpo, së fundmi ajo i ka surprizuar të gjithë me një postim në rrjetin social Instagram. Zanfina ka publikuar foto, ku në njërën prej tyre ajo shfaqej duke pozuar në një studio muzikore.

Pranë saj vihen re edhe disa blloqe me shënime, që shtojnë më tepër dyshimet se bukuroshja po punon në një këngë të re.

Mbetet të shihet nëse pas Zanfina e ka menduar vërtet rikthimin me diçka të re apo është thjeshtë një foto.

Hera e fundit kur ajo solli një projekt muzikor për fansat ishte kënga “S’je ai mo”, e publikuar në maj të vitit 2017. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit