Tha se Rama përgojon BE-në, kryeministri i kthehet keq Kordinatorit të Zgjerimit: Me kë flet ai, ku është ai?

Tha se Rama përgojon BE-në, kryeministri i…

Kryeministri Edi Rama gjatë video-konferencës të mbajtur online me gazetarët ditën e sotme, iu përgjigj me një gjuhë të ashpër deklaratave të kordinatorët e Bashkimit Evropian, Michel Ghaler, i cili pak ditë më parë u shpreh se kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të përgojojë Bashkimin Evropian, por të vijojë punën për përmbushjen e kritereve të proceve integruese.

Rama e cilësoi gjuhën e kordinatorit si një gjuhë jo etike që i duket sikur flet nga një kafe në Babrru dhe jo si një zyrtar i Brukselit. Sipas kryeministrit këto deklarata janë të ushqyera dhe të furnizuara nga ata të cilët duan të vijnë në pushtet.

Nuk e njoh fare. E para e punës mos më ndërprit dhe nëse do kem kohë do mësoj më shumë për këtë person. Atë nuk e njoh dhe nuk e di ça ka thënë dhe të gjitha këto që rreshtove janë përralla nga e kaluara dhe nuk janë të vërteta. Dhe ajo që nuk kuptoj unë është ku lidhet kjo me vaksinën dhe ku lidhet kjo me ata që marrin informacione nga PD-ja.

Ju ku jeni në këtë mes, jeni me domosdoshmërinë e shtetit shqiptar për të marrë vaksinën apo jeni me ata të cilët nuk e duan këtë gjë.

Unë nuk kam përgojuar Bashkimin Europian, kam thënë atë që kanë thënë të gjithë për çështjen e vaksinës. Unë në rastin konkret nuk flas për veten time, flas dhe për ju. Në këtë konferencë unë flas për palën time, ti flet për palën tjetër. Ndërsa kur flas për vendin tonë unë flas Edhe për ju. Këtu bëhet fjalë për popullin, për gjyshin tënd dhe për familjen tënde.

Nuk ka nevojë ta mbrojë asnjë kordinator Bashkimin Europian nga unë, e mbroj Parlamentin Europian më mirë se çdo kordinator qoftë aglez, gjerman apo spanjoll. Këta flasin kështu pasi furnizohen nga Tirana, dhe ushqehen nga Tirana dhe nuk kanë minimumin etik. Me kë fet ai me këtë gjuhë? Ku është në një kafe në Babrru apo në Bruksel?! Apo duan të na tregojnë që ne nuk duhet të vaksinohemi se nuk kemi rënë dakord për 5 qershorin. Këto dokrra janë për luftë “Made in Albania” jo për luftë “Made in Germany”“, tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit