Thaçi, e shtyn për nesër konferencën për shtyp...

Thaçi, e shtyn për nesër konferencën për…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritej që sonte t’i drejtohej qytetarëve të Kosovës nga zyra e tij. Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Të paktën sot.

Nga Zyra e Presidentit njoftojne se konferenca për shtyp shtyhet për nesër në ora 20:00.

Thaçi pritet që të deklarohet lidhur me aktakuzën e ngritur nga Zyra e Prokurorit Special.

Kreu i shtetit ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit