Thaçi: Hapja e ambasadës në Izrael nuk ndikon në marrédhëniet me Turqinë

Thaçi: Hapja e ambasadës në Izrael nuk…

Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës ka dhënë një konferencë për mediat. Në këtë konference ai ka folur për marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Trump dhe administratës së tij. Ai e ka cilësuar këtë hap si shumë pozitiv drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

Thaçi tha se ShBA-ja ndërmori ndër hapat diplomatike më serioze në Ballkan.

Ai gjithashtu foli për temën e nxéhtë të njohjes së Kosovës nga Izraeli, vendosjen e ambasadës në Jeruzalem dhe marrédhëniet mbas këtij vendimi me aleatin strategjik, Turqinë. Presidenti Thaçi deklaroi se marrëveshjet e bëra ditët e fundit nuk do cenojnë aspak partneritetin , marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy shteteve, Kosovës dhe Turqisë.  

“Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan. Kam diskutuar me telefon dhe kjo njohje nuk do ta cénojë në asnjë rréthanë partneritetin strategjik, miqësor e vëllazëror me Turqinë. Tani do të kemi aleat edhe më të mëdhenj dhe më të fuqizim në rrafshin e fuqízimit global të shtetit të Kosovës”, tha ai.

Ai gjithashtu i bëri apel klasës politik të punojnë akoma më shumë për çështjet e brendshme por edhe atë të jashtme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit