Thaçi: Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë

Thaçi: Kosova është e gatshme për dialog…

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova është gati për të rifilluar dialogun me Serbinë.

Thaçi në një konferencë të thirrur për media, ka deklaruar se Kosova tashmë ka larguar çdo pretekst që Serbia e ka shfrytëzuar për t’i ikur dialogut.

“Shpreh mirënjohje dhe jam i inkurajuar për heqjen e çdo preteksti që Serbia e ka shfrytëzuar për t’i ikur dialogut me shtetin e Kosovës. Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog, e kërkon njohjen reciproke dhe përshpejtimin e rrugës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Mbi të gjitha, Kosova në këtë proces është bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatët tjerë. Pra, nuk kemi çfarë të hezitojmë është një rrugëtim i sigurt, ne kemi shpresë dhe besojmë që kjo do të përmbyllet sipas vullnetit qytetarëve të vendit”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka thënë se duhet lëvizur sa më shpejt, në mënyrë që Kosova të jetë sa më shpejtë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

“Kosova është gati, do të punojmë që të jemi sa më unik dhe sa më të bashkuar që të plotësojmë njëri- tjetrin”, deklaroi ai.

I pyetur se kush do ta udhëheqë dialogun, Thaçi tha se nuk janë në garë dhe se përballë Serbisë gjithmonë kanë qenë të bashkuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit