Thaçi kthehet sot nga Hagë, zbret në Rinas e më pas në Kosovë. Ja çfarë e pret në Morinë

Thaçi kthehet sot nga Hagë, zbret në…

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas intervistimit katër ditor nga Prokurorët e Speciales, kthehet sot në Republikën e Kosovës.

Burimet bëjnë të ditur se Thaçi do të zbresë në Shqipëri, ku pritet më pas të jap më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë.

Burimet thanë se është duke u përgatitur një tubim për t’i uruar mirëseardhjen presidentit Thaçi në pikën kufitare në Morinë, në orën 19:30.

Por është bërë thirrje që qytetarët që marrin pjesë në këtë tubim të kenë flamurin e maskën me vete, duke mbajtur distancë.

“Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm”, ka thënë Thaçi mbrëmë pasi ka kryer intervistimin në Hagë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit