Thaçi: Marrëveshja nuk do përfshijë shkëmbim territoresh

Thaçi: Marrëveshja nuk do përfshijë shkëmbim territoresh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk do të përshijë shkëmbim apo ndryshim territori.

Në një intervitë për Syri Tv, Presidenti Thaçi u shpreh:

“Marrëveshja finale nuk do përfshijë as shkëmbim dhe ndryshim territori”

Thaçi u shpreh se marrëveshja do të arrihet shumë shpejt, duke theksuar se ajo nuk është e lidhur me individë të caktuar.

“Marrëveshja me Serbinë nuk është e lidhur me individin. Unë dua të besoj te zotimi i SHBA se do lidhin shpejt dhe mirë për arritjen e marrëveshjes. Prandaj besoj se në javët apo muajt e ardhshëm do kemi një lëvizje të shpejtë. Marrëveshja do vijë më shpejt nga sa mendojnë disa pesimistë”.

Thaçi pohoi se nuk do të kandidojë për President në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk do të jem kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme. Unë jam në moshën më të mirë dhe çdo ditë ndjehem me energji të reja. Por mendoj se nuk duhet shikuar politika si biznes privat”/Marrë nga Exit news/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit