Thaçi takohet me Erdoganin: Turqia partneri ynë strategjik

Thaçi takohet me Erdoganin: Turqia partneri ynë…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Bëhet e ditur se Erdoğan dhe Thaçi u takuan për mëngjes në rezidencën Vahdettin në Stamboll.

Gjithashtu në këtë program i pranishëm ishte edhe zëdhënësi i Presidencës, turke İbrahim Kalın.

“Mirënjohës për mikprítjen e ngrohtë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe për bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale. Turqia është një partnere strategjike, e cila ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit