Thanë se është infektuar me koronavirus, reagon futbollisti shqiptar: Jam si molla

Thanë se është infektuar me koronavirus, reagon…

Sot u raportua nga mediat se ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Skerdilaid Curri, i cili ka luajtur me Besën dhe Partizanin është infektuar me koronavirus. Mirëpo një lajm të tillë e ka hedhur poshtë vetë Skerdilaidi.

“Sapo më lajmëroi nëna ime! Ishte e trembur”, tregon ai për “Telesport”.

“Jam si molla dhe ky lajm është totalisht gënjeshtër. Nuk e di kush e ka nxjerrë. Nuk kam pasur asnjë problem me shëndetin, pa grip dhe viruse. Dhe nuk kam bërë asnjë testim. Nejse, në Shqipëri bëjnë si të duan, nuk është risi! Trembin njerëzit”, shprehet Curri.

Curri një pjesë të mirë të karrierës e ka kaluar në Gjermani me Erzgebirge Aue.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit