Thanë se janë martuar 3 ditë para ceremonisë zyrtare, Harry dhe Meghan ‘ndërrojnë mendje’!

Thanë se janë martuar 3 ditë para…

Megan dhe Harry janë bërë pishman, teksa sot kanë pranuar se ata nuk janë martuar tre ditë para dasmës së tyre në Windsor, siç u shprehën gjatë intervistës me Oprah Winfrey. Gjatë intervistës në Oprah Winfrey, Duka dhe Dukesha e Sussex, u shprehën se ata ishin kurorëzuar në oborrin e shtëpisë së tyre 72 orë para dasmës publike më 19 maj të 2018.

Mirëpo është zbuluar se dokumentet janë firmosur më 19 maj 2018, në Kështjellën Windsor. Një zëdhënës i çiftit pranoi sot se ata kishin shkëmbyer privatisht zotime personale disa ditë para dasmës së tyre zyrtare dhe ligjore më 19 maj 2018.

Markle, 39 vjeç gjatë intervistës tha:

E dini, tre ditë para dasmës sonë, ne u martuam. Askush nuk e di këtë. Betimet që kemi vendosur në dhomën tonë jemi vetëm ne të dy në oborrin e shtëpisë me Kryepeshkopin e Canterbury.
Por certifikata e tyre e martesës vërtetoi se pretendimi ishte i pasaktë. Ata nuk u martuan tre ditë më parë përpara Kryepeshkopit të Canterbury. Në mënyrë që ata të martoheshin u përpilua një licencë speciale dhe u regjistrua formulimi nga Madhëria e saj Mbretëresha që autorizonte martesën dhe vendin ku do të zhvillohej ceremonia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit