"The Guardian’: 2020-ta, viti kur relaksimi u kthye në një ‘mision të pamundur’

“The Guardian’: 2020-ta, viti kur relaksimi u…

Nga Joel Golby është autori i Brilliant, Brilliant, Brilliant Brilliant Brilliant

Ëndrrat e mia janë bërë mjaft të furishme kohët e fundit. Normalisht nuk i mbaj mend ëndrrat e mia, kështu që supozoj se ato që kam parë janë tepër të zakonshme. Kur ishte hera e fundit që ishe i/e relaksuar? Kjo nuk është një pyetje me kleçkë por po iu pyes sërish; Kur ishte hera e fundit që në të vërtetë ishit të relaksuar? Kam menduar për këtë kohët e fundit… Mendoj se herën e fundit kur u relaksova ishte viti 2019. Kjo më bën të ndjehem…keq! Ky është një efekt anësor i koronavirusit, megjithëse nëse doni të jeni më specifik mendoj se është një simptomë e shkaktuar nga qeveria  sepse është faji i tyre. Jo koronavirusi por keqmenaxhimi kaotik i tij. Çfarë gjëje që keni bërë shumë ligjërisht sot do të jetë plotësisht e paligjshme nesër? Për cilën sjellje që është inkurajuar gjatë verës do ndëshkohemi në dimër? Unë mendoj se të gjithë kemi filluar të kultivojmë një listë të gjërave që duam të bëjmë kur bota kthehet “në normalitet” dhe çdo gjë të përfundojë. Lista përfshin: pushime, udhëtime, kohë me familjen, një vakt në një restorant ku mund të ecësh në tualet pa u shoqëruar personalisht nga një anëtar i stafit. E imja është jo ekstravagante, por e rëndësishme: Unë thjesht dua të ulem në një divan, të vendos kokën në një jastëk dhe – në fakt, për një herë – të relaksohem.

Përkthyer dhe redaktuar nga The Guardian

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit