The Guardian: Të rinjtë shqiptarë largohen nga vendi për shkak të korrupsionit dhe varfërisë

The Guardian: Të rinjtë shqiptarë largohen nga…

Prestigjozia britanike The Guardian ka sjell një botim të detajuar mbi jetën dhe arsyen e mbërritjes së shqiptarëve në Angli. Të rinjtë shqiptarë zënë një përqindje të konsiderueshme të totalit të azilkërkuesve. Statistikat e imigracionit tregojnë se shqiptarët përbënin 28% të mbërritjeve në Britaninë e Madhe me varka të vogla në vitin 2022, përqindja më e madhe e çdo kombësie, të ndjekur nga afganët me 20%, raporton The Guardian.

Shifrat janë aq shqetësuese, aq sa shqiptarët janë përmendur edhe nga kabineti qeveritar i Britanisë. Në pamje të parë shqiptarët shihen si kriminelë, të cilët hyjnë në Angli vetëm për t’u marrë me “shtëpitë e barit”. Mirëpo The Guardian pasqyron një realitet tjetër të shqiptarëve, atë të vërtetin.

Në shkrim pasqyrhet historia e një djalë 16-vjeçar i cili mbërriti në Angli për të gjetur motrën e tij, por u rekrutua nga bosët shqiptar të drogës. Ai u mbyll brenda shtëpisë së kanabisit për tre muaj, derisa policia bastisi vendin, pa se ishte fëmijë dhe e ribashkoi me motrën e tij.

Një burrë i moshuar shqiptar në hotel i premtoi se do ta ndihmonte të gjente motrën e tij që jetonte në Londër. Në vend të kësaj ai u dërgua në punë duke u kujdesur për bimët e kanabisit,” tha një anëtar i një shoqate bamirësie.

Ka edhe nga ata të cilët janë larguar nga Shqipëria për shkak të hasmërisë apo edhe korrupsionit në vend.

Ne shihemi si azilkërkues jo të besueshëm. Njerëzit supozojnë se ne kemi ardhur për një jetë më të mirë. Kjo është e vërtetë për disa njerëz janë të varfër, vendi është i korruptuar dhe plot krime dhe urrejtje, dhe nuk ka të ardhme për të rinjtë. Por erdha sepse jeta ime ishte në rrezik”, tha një shqiptar 25 vjeç, i cili tregon se ka bërë punë të rënda në ndërtim në Angli.

Më tej prestigjozia britanike shkruan se shkak i largimit të të rinjve nga Shqipëria mbeter korrupsioni. Andi Hoxhaj, lektor i drejtësisë në University College London i tha një komisioni të përzgjedhur për punët e brendshme për Shqipërinë se disa shqiptarë emigrojnë me dëshirë për shkak të paqëndrueshmërisë politike, korrupsionit, mungesës së punësimit dhe mundësive arsimore. Ndërkohë pjesa tjerët mashtrohen nga grupet kriminale për të udhëtuar në Britani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit