Thellohet kriza! Vidhet kutia e frutave të thata në orët e para të mëngjesit

Thellohet kriza! Vidhet kutia e frutave të…

Një rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga zona e “Ali Demit” në Tiranë, ku një tregtar fruta-perimesh ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit. Sipas pamjeve të regjistruara nga kamerat e sigurisë së biznesit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:14 të mëngjesit të sotëm, 12 nëntor.

Në video duket qartë një person i veshur me rroba të trasha dhe me kapuç në kokë për të fshehur identitetin, i cili afrohet me qetësi te tezga e ekspozimit të mallrave. Pasi kontrollon kutitë e vendosura në pjesën e pasme të dyqanit, ai merr kutitë me fruta të thata dhe largohet menjëherë nga vendngjarja, duke shfrytëzuar errësirën dhe mungesën e lëvizjeve në atë orar.

Sipas denoncimit të qytetarit, vlera e mallit të vjedhur kap shifrën e rreth 300 mijë lekëve të vjetra, një dëm i konsiderueshëm për një biznes të vogël tregtar. Pronari bën apel për identifikimin e autorit dhe më shumë siguri në zonë, teksa pamjet e kamerave tashmë janë bërë publike për të ndihmuar në kapjen e tij.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit