Thellohet skandali në spitalet Covid, të shtruarve u vidhen sendet personale, dhjetëra kallëzime të familjarëve të viktimave

Thellohet skandali në spitalet Covid, të shtruarve…

Përveç humbjes të të dashurve të tyre për shkak të koronavirusit, disa prej familjarëve të viktimave u duhet që të enden edhe dyerve të autoriteteve përsa i përket humbjes së sendeve të tyre personale. “Fax news” raporton se prej muajit tetor e deri më sot, policia ka referuar në porkurori dhjetëra kallëzime të familjarëve të viktimave, që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Denoncimet në 6 komisariatet e policisë së kryeqytetit janë depozituar për sende personale në spitalet ku janë trajtuar pacientët që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se familjarët e viktimave kërkojnë ndihmën e autoriteteve që të gjendet sendet e humbura.

Shumica prej kallëzime kanë të bëjnë me humbje telefonash, ku pacientët pasi kanë ndërruar jetë, nuk i janë kthyer telefonat. Sipas burimeve në shumicën prej kallëzimeve familjarët deklarojnë se në telefonat e humbur ka shumë kujtime që ata kanë me të afërmin e tyre.

Gjithashtu nuk mungojnë as rastet kur pacientët i kanë humbur protofolët, ku kanë pasur brenda shuma të konsiderueshme parash. Ndërkohë së fundmi në emisione investigatime janë denoncuar disa raste abuzive, ku rasti më i rëndë është edhe ai sanitares Tire Aldërvishi, e cila për përkujdesjen e një pacienteve gjatë kohës që ka qenë e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i ka marrë vajzës së saj 8 milion lekë të vjetra.

/Fax news/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit