Thellohet varfëria në vend/ U rrit me 25% numri i personave që kërkuan ndihmë ekonomike në 2022

Thellohet varfëria në vend/ U rrit me…

Përgjatë vitit 2022,ekonomia e vendit është zgjeruar me 4.8 në vitin 2022, numri i ta papunëve të regjistruar për ndihmë ekonomike është rritur në Zyrat e Punës. Mungesa e punës ka rritur dhe varfërinë, duke regjistruar nivele rekord. Sipas të dhënave të  publikuara nga INSTAT, numri i personave të papunë që kërkuan ndihmë ekonomikë në tetor-dhjetor 2022 arriti nivelin më të lartë që nga 3-mujori i fundit të vitit 2017.

Të dhënat nga burimet administrative tregojnë se papunësia po prek familje me nivel të ulët të ardhurash që kanë nevojë për mbështetje financiare. Duke treguar se  25% e familjeve nuk sigurojnë dot as ushqimet bazë. 

Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë dhe goditjet e fundit kanë rritur me tej fenomenin referoi Banka Botërore në marrëveshjen e re katër vjeçare me Shqipërinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit