
Themeluesi i Telegramit, Pavel Durov, ka bërë të ditur se planifikon ta ndajë pasurinë e tij prej 17.1 miliardë dollarësh në mënyrë të barabartë midis 106 fëmijëve të tij. Ai ka konfirmuar se është babai biologjik i gjashtë fëmijëve dhe se ka kontribuar në mënyrë anonime me spermë për të ndihmuar në lindjen e mbi 100 fëmijëve në 12 vende të ndryshme, fillimisht për të ndihmuar një mik dhe më pas duke mbetur i paidentifikuar në shumicën e rasteve.
Durov thekson se nuk bën dallim midis fëmijëve të lindur në mënyrë natyrale dhe atyre që kanë ardhur në jetë përmes donacioneve të tij. Ai i konsideron të gjithë si fëmijët e tij dhe thotë se secili do të ketë të njëjtat të drejta, përfshirë ndarjen e pasurisë së tij në të ardhmen.
Megjithatë, ai ka vendosur që askush nga fëmijët e tij nuk do të mund të përfitojë nga pasuria e tij përpara 19 qershorit 2055. Sipas Durov, qëllimi është që ata të rriten si njerëz të zakonshëm, të ndërtojnë vetëbesimin dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre pa u mbështetur në pasurinë e trashëguar. “Dua që ata të rriten si njerëz të zakonshëm, të bëjnë rrugën e tyre, të zhvillojnë vetëbesimin, të mësojnë të krijojnë dhe të mos mbështeten te paratë”, tha Durov.