Theu karantinën dhe shkoi të pinte birra, legjendën angleze e lë bashkëshortja

Theu karantinën dhe shkoi të pinte birra,…

Legjenda angleze Pol Gaskonj është i çmendur dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë edhe pse tashmë është në një moshë relativisht të madhe. Ish-lojtari i Lacios dhe Totenhemit ka vendosur të thyejë karantinën dhe e ka bërë për një arsye absurde. Ai po qëndronte në shtëpi me partneren e tij, Uendi Liç, nënën e dy fëmijëve.

Ish-lojtari vendosi të dilte jashtë shtëpie dhe të shkonte për të pirë disa birra me miqtë e tij. Ata organizuan një festë të paligjshme duke mos respektuar distancimin social.

Gaskonj shkoi vetëm për një birrë, por kapricoja e tij e madhe e mposhti. 52-vjeçarit i kushtoi shumë kjo tekë, pasi bashkëshortja e tij ka vendosur të ndahet prej tij. Uendi e cilëson si jo korrekte dhe aspak të përgjegjshme sjellje të tilla, prandaj ka vendosur të mos e falë ish-futbollistin. Gaskonj nuk ka zënë mend, pasi ka patur probleme me alkoolin dhe më herët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit