Theu karantinën/ Si e mashtroi policinë kryebashkiaku, tapë dhe me maskë futet në arkivol (VIDEO)

Theu karantinën/ Si e mashtroi policinë kryebashkiaku,…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me kryebashkiakun e një vendi të vogël në Peru. Jamie Rolando Urbina Torres u përpoq të mashtronte policinë duke u shtirur si i vdekur, pasi shkeli rregullat e pandemisë dhe doli për të pirë me shokët.

Kryebashkiaku u fotografua në një arkivol të hapur, me një maskë në fytyrë, nga oficerët që u përpoqën ta arrestonin mbrëmjen e së hënës. Ndërsa, ende nuk është e qartë se pse kishte arkivole të hapur pranë tyre.

Torres më parë është akuzuar nga vendasit se nuk ka marrë seriozisht kërcënimin e virusit dhe nuk ka zbatuar masat paraprake të sigurisë në qytet.

Qyteti që ai drejton, së bashku me pjesën tjetër të Perusë, u vendos zyrtarisht në bllokim 66 ditë më parë nga qeveria qendrore.

Por vendasit e zemëruar thonë se Torres ka kaluar vetëm tetë ditë në qytet që nga fillimi i bllokimit, dhe nuk ka arritur të vendosë asnjë masë lokale të sigurisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit