Theu masën e arrestit për ‘foltoren’ e Berishës dhe tha se do të merrte kallashin! Kapet Ilir Hamedani

Theu masën e arrestit për ‘foltoren’ e…

Policia në qytetin bregdetar të Durrësit ka shoqëruar në komisariat Ilir Hamedanin. Ky I fundit theu masën e arrestit shtëpiak dhe mori pjesë në takimin e Berishës të organizuar në këtë qytet. Vecckësaj, Hamedani gjatë ‘foltores’ së Berishës, deklaroi se ishte gati të merrte kallashin për rrëzimin e qeverisë. Pas kësaj, bëhet me dije se Hamdeani është shoqëruar për në komisariat,ndërsa është mbajtur për rreth 13 orë.

“Jam Ilir Hamedani në 1991 në Skrapar kam bërë 6 muaj burg për demokracinë. Në vitin 1998 kam bërë burg në incidentin e Azem Ajderit. Jam Ilir Hamedani i 16 shkurtit që sot kam ardhur vetëm për Sali Berishën sepse rezultoj akoma në “arrest shtëpie” dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet. Prandaj me dy fjalë Sali Berisha, jepi gaz sepse të parin që merr kallashin ke Ilir Hamedanin”, u shpreh qytetari për ‘Faxnews’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit