Thikë në zemër shqiptarit, zbulohet arsyeja e sherrit të dhunshëm në Mykonos

Thikë në zemër shqiptarit, zbulohet arsyeja e…

Autoritetet greke kanë zbardhur arsyet e vrasjes me thikë në zemër të shqiptarit në Mykonos.

Sipas mediave helene, 27-vjeçari shqiptar punonte në ndërtim dhe është vrarë pas një mos-marrëveshjeje për paratë.

Nga hetimet dhe dëshmitë e pesë të arrestuarve mësohet se kanë qenë 12 shqiptarë që kishin lënë një takim për t’u sqaruar në Mykonos, por shumë shpejt gjakrat u nxehtën dhe situata agravoi.

Nga përleshja e përgjakshme i riu shqiptar u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në vend. Ai kishte disa muaj në Mykonos pa dokumente.

Autoritetet në Greqi vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit