'Thikë pas shpine' Putinit? Krijohen dy aleanca në Moskë, çfarë dyshohet

‘Thikë pas shpine’ Putinit? Krijohen dy aleanca…

Kundërshtrët e presidentit rus, Vladimir Putin, besojnë se ai nuk ka për tu larguar nga pushteti në një të ardhme të afërt.

Kjo varet nga vala e luftës, por megjithatë zyrtarët e lartë tani duket se po përpiqen të përfitojnë nga ndryshimi i peizazhit politik. Vëzhguesit e Kremlinit thonë se vërshimet e mospajtimit publik nga anëtarët e elitës ruse – përfshirë liderin çeçen Ramzan Kadyrov dhe shefin paraushtarak Yevgeny Prigozhin – janë të paprecedentë.

Mikhail Kasyanov, kryeministër i Putinit nga viti 2000 deri në vitin 2004, parashikon se kontrolli i presidentit në pushtet mund të rrëshqasë papritur.

Kundërshtarët e tjerë të Putinit janë më pak të sigurt për kohën, por, me akuzat dhe kritikat në rritje kundër komandantëve ushtarakë rusë, ata mendojnë se lufta shënon një pikë kthese, duke shpresuar të shënojë fillimin e fundit për “Carin e Rusisë“.

Falë rezistencës së Ukrainës dhe hapave të gabuar të Rusisë dhe taktikave të papërshtatshme të fushëbetejës, ‘të brendshëm’ të Kremlinit dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj politikë duket se po konsiderojnë jetën pas Putinit. Khodorkovsky beson se kjo shpjegon pse disa ‘të brendshëm’ të Kremlinit kërkojnë të jenë në qendër të vëmendjes politike – veçanërisht Kadyrov dhe Prigozhin, aleatë të ngushtë të liderit rus. Ata kanë nisur sulme kundër komandantëve ushtarakë rusë, burra që i përçmojnë si “gjeneralë të kohës së paqes”.

Si drejtues të “partisë së luftës”, ata bëjnë thirrje për aksione më të forta në Ukrainë. Të dy janë të kujdesshëm që të duken besnikë, por Khodorkovsky dyshon se ata po luajnë një lojë të dyfishtë.

Midis atyre që presin largimin e Putin janë drejtori i agjencisë ruse të inteligjencës së brendshme FSB Alexander Bortnikov dhe Viktor Zolotov, kreu i Gardës Kombëtare dhe një nga “silovikët” më të fuqishëm në vend. Garda Kombëtare përbëhet nga qindra mijëra ushtarë, duke përfshirë njësitë speciale të policisë dhe forcat e reagimit të shpejtë. Zolotov dhe Putin kanë punuar së bashku në Shën Petersburg në vitet 1990, por Zolotov dihet gjithashtu se është i afërt me Kadyrov. Por se pse mbetën jashtë vëmendjes nuk është e qartë?

Burimi: BLIC

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit